Për ne

Mirësevini në Kompleksin Turistik “Guri Dellocit” aty ku bukuria natyrore , përkushtimi e puna jonë janë bashkuar per t’ju sjell një pushim të paharruar .
Aty lart thuajse mbi re në lartsi mbidetare mbi 1400 metra ne ju ofrojmë akomodim ne bujtinat tona , të cilat janë të rregulluara në frymën moderne e atë antike që secili nga ju ta ndjej luksin dhe rehatinë si në shtëpitë tuaja.
Lartësia mbidetare , relievi ,klima ,ujrat dhe tokat e këtij rajoni e bëjne kompleksin tonë edhe më të veçantë .
Me një pamje të mrekullueshme ku lindja dhe perëndimi i diellit krijojnë pejsazhe mahnitëse dhe të paharruara… aty ku shpirti dhe mendja juaj do ta gjej qetësinë që gjithmon e keni kërkuar …

Pse të na zgjidhni ?

Ajër i pastër

Privatësi

Siguri

Rehati

Përjetim i një bote ndryshe!

Frymo lirshëm në freskinë e lartësive madhështore.