Bujtina Mali

Ne kufijt e rrafshit te Dukagjinit , rreze maleve te Sharrit dallohet nje kupol nga guri qe vetem natyra ka pas kohen dhe mjetet per ta gdhendur aq madhenishem !
Guri i diellit ‘Guri i Dollocit’ eshte pjese e themelit kufizues te rrafshit te Dukagjinit dhe vend qe duhet te vizituar pasi qe ka reliev te jashtezakonshem dhe flore e faune magjepsese.

Ky gurthemel shtrihet ne lindje te qytetit te Suhrekes ne malin Sharr ne koordinatat :
42 16 28 – 20 56 53 (E) dhe ka lartesi mbidetare 1638 metra .

Pejsazhi natyrore me perberje te orogjenezes Alpine, perberje te shkembinjeve gelqerore, dollomit e diabaz-strallore te periudhes se Triasit i jep kuptim cdo vizite dhe e bene vizitorin per vehte me magjine e kullotave dhe vargun e kurrizeve te shtrire nder mileniume !

Ky gure qe kullon kroje te shumte dhe ndane ujrat siperfaqesore , duke gravituar drejt lindjes permes lumim Lepenc mbushin detin Egje kurse ujrat qe gravitojne rrenzes se maleve ne perendim , permes rrjedhes se lumit te Mushtishtishtit derdhen ne lumin Drin per te arritur ne detin Adriatik dhe magjishem ju marrin me vete ne boten e prrallave dhe legjendave autoktone !

Ne periudhat e ftohta te dimrit ku temperaturat arrijne ne – 0.4 C pejsazhi arrine kulmin magjepses nga petku i debores kurse ne veren e nxehte aty gjeni freskine nen hijen e larmise se bredhit te bardhe ( pinus Alba e pinus e pinus heldreichi crist ) ne gershetim me Ahun dhe Dushkun behen barriere e Zambakut Shqiptar ( LilumAlbanicum ) , ‘Polygala doeferi’, ‘Bormuelera diecki’ e shume luleve qe e begatojne ate toke !

Per ta permbush shpirtin dhe syrin me magjine e kesaj toke natyra ka vendosur banoret mishngrnes si ujku i murrem, dheplten , lepujt , ariun e qe besa e ka begatu edhe me krijesen qe karakterizon kete vend , me Rreqebullin e jashtezakonshem e pre e te cilin jane derri i eger, kaprrolli e dreri i kesaj zone !

Per ta permbyll kete veper te natyres , dora e njeriut e dha pjesen permbyllese duke kriju nje resort turstik qe mbane po te njejtin emer ‘Guri i Dollocit’ dhe ka po te njejten magji duke ju rrefy dhe dhene mundesi per te vizituar cdo pjese te kesaj perralle reale permes mjeteve motorike e ne fund ua mundeson edhe gjumin relaksues ne freskine e kesaj endrre qiellore ne villat e ndertuara me aq pasjon e dashuri duke mos rene ne konflikt asnijehere me natyren ku permes energjise alternatve ju mundeson qasjen ne boten civilizuar duke ju dhene mundesi te ndani me miq ushqimet e gatura ne kushtet ideale qe i japin shije edhe ujit te kristalte te perendive !

Adrenalinë dhe përjetim i një bote ndryshe!
Frymo lirshëm në freskinë e lartësive madhështore.
Bëhuni bashk me shokë dhe shijojeni zemrën e bjeshkeve të Sharrit , nxitoni sepse koha ikën shpejt e pendimi nuk është zgjidhje !
𝗥𝗥𝗘𝗚𝗨𝗟𝗟𝗢𝗥𝗘 :
– 𝗧𝘂𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝗮𝗿𝗲̈ fillon nga ora 8:00 deri në orën 12 dhe duhet të jeni në orarë të saktë pasiqë koha e kthimit duhet të bëhet në orar të saktë pë t’ju mundësuar grupeve të 𝘁𝘂𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗱𝘆𝘁𝗲̈ kohën e përcaktuar për ta, e që fillon nga ora 13:00 për të përfunduar në 17:00 .
– Për të qenë pjesë e tureve duhet të jeni së paku 4 persona (4 Motorra) !
– Çdo vonesë është humbje për grupin pasiqë orët e humbura janë edhe humbje e përjetimit të perbashkët .
– Paisjet e përgjithshme mbrojtëse dhe siguria janë të domosdoshme dhe garantohen me paisjet profesionale si dhe nga udhërrefyesit e angazhuar nga kompania.
– Mjetet 4×4 mund të bartin një person madhorë dhe 1 fëmijë, është e panevojshme ti shtohet mjetit ndonjë peshë tjeter.
– Keqpërorimi i mjeteve mund të sjell sanksionimin e mjeteve nga udhërrëfyesi dhe të ndërprenë turin.
– Për të pranuar marrveshjën dhe si domosdoshmërin për përkujdesje për antarët e mitur të grupit, përfaqësuesi i rritur duhet të ketë njohuri bazike në drejtimin e mjeteve motorike 4×4.
– Kontrata bëhet gjatë dorzim – pranimit të mjeteve motorike si dhe pagesa kryhet gjatë këtij procesi.
– Rezervimi duhet të bëhet 24 ore përpara.
– Perveç rasteve emergjente ndalohet rreptësisht mos kthimi në kohë garazha, dhe dëmet e shkaktuara gjatë procesit të shfrytëzimit duhet paguar nga klient.
– Marrëveshjet arrihen sipas rregullorës së sigurimeve të Kosovës, në të kundërt dëmi paguhet tërësisht nga klienti.
Bujtina Mali
DISCOVER NEWS UPDATE

Shërbimi ynë i rezervimit online është shumë i thjeshtë

Na Kontaktoni në +383 49 211 807 ose Email info@guridellocit.com