OverView

Adrenalinë dhe përjetim i një bote ndryshe!
Frymo lirshëm në freskinë e lartësive madhështore.
Bëhuni bashk me shokë dhe shijojeni zemrën e bjeshkeve të Sharrit , nxitoni sepse koha ikën shpejt e pendimi nuk është zgjidhje!

 

Rruga

 

Nga Suhareka në drejtim të fshatit Mushtisht , në qendër të fshatit ktheheni majtas rrugës për Maqitevë, në rrugën e Dellocit , djathtas mbi ure e kaloni Restaurant ‘Gështenja’ për të vazhduar 1 kilometër në drejtim të ‘Gurit të Dellocit ‘ dhe arrini tek garazhet e mjeteve motrike të Kompleksit Turistik ‘Guri i Dellocit‘ , ky rrugëtim 5 km ju sjell në vendin e paharrueshëm , në destinacionin e përjetimeve të pa përshkrushme . Preferohet që rruga të bëhet me automjete adekuate për bjeshkë mirëpo me pak kujdes edhe mjetet e vogla motorike mund të ju bartin deri tek resorti i cili gjendet afërsisht 3 kilometra larg !

 

Rent 4×4
Turi i parë fillon në ora 8:00 deri në 12:00.
Turi i dytë fillon nga ora 13:00 deri në 17:00.
Rezervimi duhet të bëhet 24 ore përpara.
Çdo vonesë është humbje për grupin pasiqë orët e humbura janë edhe humbje e përjetimit të përbashkët.
Duhet të ktheheni në orarë të saktë pasiqë koha e kthimit duhet të bëhet në kohë për t’ju mundësuar grupeve të turit të dytë kohën e tyre .
Paisjet e pëgjithshme mbrojtëse dhe siguria, garantohet me paisjet profesionale si dhe nga udhërrefyesit e angazhuar nga kompania.
Kontrata bëhet gjatë dorëzim – pranimit të mjeteve motorike dhe pagesa kryhet gjatë këtij procesi .
Mjetet 4×4 mund të bartin një person madhorë dhe 1 fëmijë , është e panevojshme ti shtohet mjetit ndonjë peshë tjeter .
Për të pranuar marrveshjen dhe si domosdohmëri për përkujdesje për antarët e mitur të grupit , përfaqësuesi i rritur duhet të ketë njohuri bazike në drejtimin e mjeteve motorike 4×4 .
Perveç rasteve emergjente , ndalohet rreptësisht mos kthimi në kohë në garazha dhe dëmet e shkaktuara gjatë procesit të shfrytëzimit , janë 100 % përgjegjësi e klientit!

Services

From: 80.00 / Night
4 Adults 1 Children

Calendar

  • Available
  • Booked

Booking form

Other Rooms